Gazetarja tregon për SMS-në e dyshimtë nga hakerat, Karamuço paralajmëron për rrezikun: Po ta klikoje, të iknin

Data

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në  një studio televizive, ku foli për përgjimet përmes aparaturave teknologjike apo mesazheve hakëruese.

Autorja e emisionit, Grida Duma tregoi një SMS të çuditshëm që ka marrë më parë nga hakerat.

Karamuço shpjegoi se që nga formulimi i mesazhit, ai që e ka shkuar nuk është shqiptar, teksa shtoi se nëse hapet linku, të vidhen të dhënat.

“Që nga formulimi do e shohësh që ai që e ka shkruar nuk është shqiptar. Nëse janë emra të njohur na ka ndodhur me President Republike. Po ta çosh emër të ndonjë ministri, do hapeshin se do besoheshin. Po të klikosh në link merr nën kontrollin e plotë celularin e dikujt.

A ka sisteme të tjera sot? Ka. Atë me telefonin zero besoj se e mbani mend. Edhe tani që flasim ka ende tendera sekret për përgjime, të ligjshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related