A u tremb Edi Rama nga Engjëll Agaçi, si e solli me urgjencë nga Italia nga frika e precedentit “Ahmetaj”, zbardhen…

Data

Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, është kthyer në Shqipëri me urgjencë, në një operacion të ngjashëm me “emergjencë kombëtare” që ka ndezur alarmin në zyrat më të larta të qeverisë. Burime të sigurta për gazetën pohojnë se kthimi i tij nuk lidhet vetëm me një operacion shëndetësor, siç u pretendua zyrtarisht, por me një frikë reale që ka përfshirë vetë kryeministrin Edi Rama. Thuhet se Prokuroria e Posaçme (SPAK) pak javë më parë ka sekuestruar laptopin e Agaçit, duke çuar në spekulime për arratisjen e tij në Itali. Por kjo ëvizje bëri që Rama të dilet publikisht, teksa mohoi gjithçka, duke e cilësuar si “lajm të rremë”. Mirëpo e vërteta që vjen nga brenda qeverisë është shumë më tronditëse. Mësohet se Z. Agaçi ka dhënë dorëheqjen në heshtje, i trembur se edhe ai mund të jetë shënjestra e radhës e SPAK, veçanërisht në dosjen e inceneratorëve, ku akuzohet se ka gisht, një skandal që po i afrohet zemrës së ekzekutivit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related