Rebelim në PD, Jorida Tabaku “ndez fitilin” kundër Sali Berishës, gara për zgjedhjet e 11 majit kthehet në luftë për…

Data

Partia Demokratike duket se po përjeton një përplasje të fortë të brendshme, teksa Jorida Tabaku ka ndezur fitilin e rebelimit kundër Sali Berishës. Në një takim elektoral, ajo e bëri të qartë se nuk është pjesë e “llumit” politik dhe se kandidon për një investim personal politik, duke marrë distancë të hapur nga Berisha dhe grupi i tij. Kjo deklaratë vjen në një moment kritik, kur PD-ja është e ndarë mes fraksioneve të vjetra dhe figurave të reja që kërkojnë një identitet të pavarur. Tabaku, një ndër deputetet më të votuara në primare, është vendosur në listën e hapur, ndërsa Berisha dhe mbështetësit e tij e lanë jashtë listës së mbyllur, duke e përjashtuar nga ekipi i tyre i ngushtë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Megjithatë, Tabaku nuk është tërhequr. Ajo e sheh këtë sfidë si një provë për forcën e saj politike dhe një mundësi për të treguar që demokracia nuk mund të funksionojë me vendime të marra në prapaskenë. Duke theksuar mbështetjen që ka marrë nga demokratët, ajo është e vendosur të fitojë mandatin në zgjedhjet e 11 majit, duke sfiduar hapur dominimin e Berishës mbi Partinë Demokratike. Përballë një gare që tashmë është kthyer në një luftë për mbijetesë politike, Tabaku po pozicionohet si një zë ndryshe brenda së djathtës, duke lënë të kuptohet se PD-ja ka nevojë për një epokë të re, larg hijes të së shkuarës. Sidoqoftë më 11 maj, beteja nuk është më vetëm për një mandat, por është për fytyrën e re të opozitës shqiptare.

Detajet

Konkretisht në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit, deputetja demokrate Jorida Tabaku ka bërë një apel të drejtpërdrejtë ndaj demokratëve të zhgënjyer nga rruga që ka ndjekur Sali Berisha dhe grupi që ai përfaqëson. Tabaku në një takim me një shitëse në zonën 2 të Tiranës, i kërkoi votën për zgjedhjet e 11 Majit. Shitësja i u kthye Tabakut, duke i thënë se do bashkohesh me llumin (grupi i Berishës) pasi të fitosh. Tabaku i tha qytetares se: “nuk jam bashkuar asnjëherë me llumin (grupin e Berishës), kam qenë zë ndryshe aty brenda.”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related