Po ashtu KQZ-ja ka marr vendim edhe për shkurtimin e kohëzgjatjes së afateve dhe miratoi Planin e Aktiviteteve për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi, ka njoftuar se kanë trajtuar një sërë dokumentesh. Ai kërkoi po ashtu që të miratohen afatet e reja.
Derisa Ilir Gashi, anëtar i KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës tha se nuk mund të votoj pro pa i parë dokumentet. Ndryshe, sipas vendimit të KQZ-së afatet kryesore për organizimin e këtij procesi i referohen afatit prej 44 ditësh.
