‘INTERPOL-i nuk ka pranuar të lëshojë fletë-arrestime ndaj meje dhe Stevandiç’, Dodik: Më njoftoi Vuçiç

Data

Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë të mërkurën se është njoftuar se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare kundër tij dhe Nenad Stevandiqit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska.

Dodik shkroi në X se u njoftua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin tha se e falënderon bashkë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq sapo më telefonoi për të më thënë se mori një njoftim nga Drejtoria e Interpolit se ankesa e Serbisë ishte pranuar dhe se Interpoli ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar njoftim të kuq për Stevandiqin dhe mua”, shkroi Dodik në X.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related