Misionit i OSBE-ODIHR në KQZ, takim me Celibashin. Zbulohet çfarë u diskutua

Data

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, të kryesuar nga ambasadori Lamberto Zanier, ka shkuar sot në KQZ ku kanë zhvilluar takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

Bëhet me dije se gjatë takimit u prezantua një tablo e plotë e përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, procesin e regjistrimit dhe ecurinë e procesit të votimit nga jashtë.

Gjithashtu bëhet me dije se diskutimi u fokusua edhe te masat për të garantuar integritetin e procesit dhe transparencën e administrimit zgjedhor.

Në njoftimin e KQZ thuhet se Misioni i Vëzhgimit të OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ-së, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, për të siguruar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related