Kryeministri Edi Rama, nga Elbasani ndodhet sot në Elbasan ku po diskutohet për transformimin e Parkut Metalurgjik. Shefi i qeverisë iu përgjigj një pjesëmarrësi, teksa ky i fundit i përmendi premtimet elektorale. Rama tha se premtime elektorale bëjnë vetëm ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet.
Pjesë nga diskutimi:
Qytetari: Për të qenë më i qartë, nga momenti i fundit ka kaluar shumë kohë. Nuk kanë qenë mbase instrumentat e duhura për t’u arritur kjo gjë. Si mund ta vëmë në praktikë që të mos mbetet thjesht premtim elektoral.
