“11 Maji”/ Lapaj: Tregtarët ankohen, çdo vit e më pak blerës

Data

Drejtuesi i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar sot takime me qytetarët dhe tregtarët në tregun e Medresesë në Tiranë, në kuadër të fushatës “Derë më derë”, e cila synon prezantimin e programit elektoral të Lëvizjes Shqipëria Bëhet.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lapaj vuri në dukje boshatisjen e tregut, duke e krahasuar me vitet e kaluara.

“Kur isha student, në atë treg nuk kaloje dot. Sot kishte shumë pak njerëz” u shpreh ai, duke theksuar se emigrimi masiv dhe rënia e fuqisë blerëse janë probleme serioze që po ndikojnë negativisht në ekonominë shqiptare.

Lapaj siguroi qytetarët se programi elektoral i Lëvizjes Shqipëria Bëhet përmban zgjidhje konkrete për rimëkëmbjen ekonomike, ndërsa i ftoi të gjithë të interesuarit të njihen me të përmes platformës online: www.shqiperiabehet.al.

Fushata “Derë më derë” do të vijojë në ditët në vijim, me qëllim dëgjimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe ndarjen e vizionit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet për një ekonomi më të fortë dhe një Shqipëri më të qëndrueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related