Protesta kundër ndërtimit të resortit të Ulajt, shoqërohen disa banorë, kryetarja e PD në Shkodër:Dhuna e patolerueshme

Data

Protesta e nisur dje në mëngjes në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës ka agravuar në orët e pasdites. Banorët kanë tentuar të bllokojnë makineritë e kompanisë “Gener 2”, ndaj dhjetëra efektivë kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa prej protestuesve. Këto janë pamjet që tregojnë përplasjen dhe shoqërimet, gjatë orëve të pasdites ne kantierin ku do ndërtohet resorti i Bashkim Ulajt. Para Drejtorisë së Policisë në Shkodër janë mbledhur banorët që kërkojnë lirimin e bashkëfshatarëve të tyre.

Një reagim për shoqërimin e banorëve e ka pasur edhe kryetarja e PD në Shkodër, Eliona Shkreli e cila shprehet se banorët e fshatit turistik Rrjoll kanë protestuar për të drejtat e tyre. Shkreli shprehet se përdorimi i dhunës dhe forcës nga policia është e patolerueshme. “Banorët e fshatit turistik Rrjoll të të Njësisë Administrative Velipojë kanë protestuar për të drejtat e tyre. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese dhe nuk mund të pengohet nga askush, e aq më pak nga policia e shtetit. Këta banorë nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa dialogun dhe njohjen me faktet dhe pretendimet e tyre nga organet ligjzbatuese. Përdorimi i dhunës dhe i forcës nga ana e policisë në këtë rast është i patolerueshëm, dhe i dënueshëm.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm te banorëve të ndaluar sepse kjo është ne kundërshtim me Kushtetutën dhe te drejtat e njeriut. I bëjmë thirrje policisë së Shkodrës, drejtuesve të saj, të bëjnë detyrën në interes të qytetarëve, të jenë në shërbim të tyre pasi paguhen nga taksat e qytetarëve. I bëjmë thirrje policisë së Shkodër të ngrihet në lartësinë e duhur duke ofruar siguri, rend dhe qetësi për të gjithë si dhe të lirojë menjëherë personat e ndaluar, dhe të vihet në shërbim të qytetarëve duke ju garantuar atyre të drejtën e protestës”, thotë Shkreli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related