Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar organet e rendit dhe drejtësisë që të trajtojnë me seriozitet shkaqet, rrethanat dhe “dhe predispozitat e autorëve”, në mënyrë që të vihet drejtësi për vrasjet e ndodhura ditëve të fundit në Kosovë dhe të parandalohen raste të tilla.
Në tri ditë, në Kosovë kanë ndodhur katër vrasje. Më 23 mars, një 19-vjeçar u vra në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij. Po në Vushtrri, një ditë më vonë një burrë vrau një grua 42-vjeçare. Autori, 58 vjeç, më pas vrau veten. Ndërkaq, mbrëmjen e 25 marsit, një burrë u vra në Prishtinë, ndërkaq një tjetër mbeti i plagosur, pasi, sipas Policisë, ata u sulmuan nga dy persona të maskuar dhe të armatosur
Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se kjo seri vrasjes duhet të ndalohet dhe dënohet, duke theksuar se akti i vrasjes “asnjëherë nuk guxon të normalizohet”.
