Ministri i Mbrojtjes, për 6 vitet e ardhshme, nëse qëndron në territorin grek për më shumë se 30 ditë, do të ndalohet nga policia për t’u dërguar me detyrim në ushtri. Nëse deri në moshën 45 vjeç ai nuk kryen shërbimin ushtarak, autoritetet greke mund ta ndalojnë.
Lidhur me këtë, i ftuar në një studio televizive, gazetari Denis Dyrnjaja më shumë u fokusua te letra e shkruar nga ministri Vëngu për të cilën u shpreh se tregon që ai është gati- gati analfabet.
Dyrnjaja tha se niveli i drejtshkrimit të ministrit të mbrojtjes është dramatik dhe se nëse do zhvillohej një test kulturor për qeverinë shumica e tyre me siguri do ngelnin në klasë.
