Gazetari Artan Hoxha, dërgimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për verifikim në prokurori të 16 kandidatëve për deputetë, e sheh si qëmtim të hollë me lupë për të shkuar nga bishti dhe për mos të shkuar lartë tek partitë e mëdha.
I ftuar në një studio televizive, ai tha se kur ulet kaq poshtë steka, mund të ketë zhvillime me SPAK që në nisje të legjislaturës së re parlamentare, pavarësisht se Prokurorisë së Posaçme iu kërkua që të shmangte përfshirjen në lista të personazheve me të shkuar problematike.
Sipas tij, problemi qëndron te kandidatët për deputetë në lista të mbyllura, të partive të mëdha, të cilët do të jenë automatikisht në Kuvendin e ardhshëm.
