Pasi largoi nga vendi më shumë të rinj se Ramiz Alia, po tenton t’i bindë ata që kanë mbetur në Shqipëri se jetojnë po aq mirë sa Gregu!
Edhe sot pasdite Kreu i Narkosulltanatit që ka larguar nga Shqipëria më shumë të rinj se Ramiz Alia u mor nga Vlora me të rinjtë e FRPD.
Ai tha se dy përfaqësuesit e FRPD të rilindur dhe 98 petalet e trëndafilit të maskuar si të djathtë me të cilët darkoi u ekspozuan përballë sulmeve të opozitës.
Në fakt është Edi Rama që si asnjë lider në Evropë i ka ekspozuar të rinjtë shqiptar përballë krimit dhe Vlora është një qytet që ka bërë Kurban shumë djem të rinj në emër të pasurimit të Edi Ramës.
Elvis Troqe ishte vetëm 24 vjeç kur u u rrëmbye dhe u zhduk në det pak para fajesës në 2018 dhe sot e kësaj dite nuk dihet asgjë as për fatin e tij dhe të as 21 bashkëmoshatarve të tjerë që Rama dhe Policia e Ardi Veliut i bënë kurban të kanabizimit.
Lotët e babait të Elvis Troqes të rrënqethin dhe janë lotët e një brezi prindërish, fëmijët e të cilëve u ekspozuan përballë krimit si të kishin lindur në Siçili.
Ti the se të rinjtë në Shqipëri madje dhe ata të djathtë jetojnë mirë, por pyeti pak a janë gati të hynë në kredi për 70 vite me radhë për të blerë një shtëpi në Tiranë ose në Vlorë si bazë për të nisur jetën.
Edvin mos i ngatërro të rinjtë e FRPD me armatën e sufllaqexhinjve që mban në parti, pasi ata janë nga ata të rinj shqiptarë që para se të zgjedhin të bëhen petale të shtypura trendafili kanë zgjedhur gomonet për të ndërtuar të ardhmen në Angli dhe për të nxjerrë familjet nga mjerimi në Shqipëri!
“Ke larguar më shumë të rinj se Ramiz Alia”, Xhaferri i përgjigjet Ramës: I ka bërë kurban të rinjtë shqiptarë
Data
