Një skemë tronditëse korrupsioni duket se është zbuluar në zemër të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, ku dy drejtorët më të afërt të zv/kryeministres Belinda Balluku kanë përfituar mbi 32 milionë euro përmes tenderave, pronave publike dhe lejeve të ndërtimit. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka denoncuar publikisht këtë aferë, duke e cilësuar atë si një rrjet kriminal të dirigjuar nga vetë qeveria. Sipas Bardhit, Ceno Klosi dhe Spartak Kovaçi, të cilët nuk janë vetëm drejtorë, por edhe njerëz me lidhje të forta elektorale me Partinë Socialiste, kanë manipuluar proceset shtetërore për të siguruar pasuri të paligjshme. Skema “5B”, e cila përfshin miratime me firmën e kryeministrit Edi Rama, tregon sesi korrupsioni është bërë pjesë e strukturës qeveritare. Por pavarësisht se emrat e përfshirë kanë dosje në SPAK prej vitesh, ata vijojnë të mbrohen nga pushteti, duke përdorur këto fonde për të deformuar zgjedhjet. Pra kjo aferë është një tjetër provë se korrupsioni në qeverinë Rama nuk ka më kufij, ndërsa SPAK duhet të veprojë urgjentisht për të ndalur këtë vjedhje masive të fondeve publike!
Zbërthehet skema “5B”, ja si drejtorët e besuar të Belinda Ballukut kanë marrë 32 milionë euro tendera e prona publike
Data
