I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, avokati Saimir Visha ka deklaruar se, deri më tani nuk e dinim se kush na udhëhiqte në bashkinë e Tiranës. Visha e ka cilësuar Erion Veliajn si një injorant juridik.
Avokati Visha u shpreh se, edhe një hajdut xhepash nuk flet në mënyrë të tillë në celular e sidomos nga burgu.
‘Ne nuk e kemi ditur se ne na ka udhëhequr në këtë bashki një injorant.
Mënyra se si ka folur në telefona dhe mesazhet që janë transmetuar është drithëruese. Vetëm një njeri pa shkollë e injorant mund ta bënte këtë.
Vepra penale që është regjistruar sot, së bashku me avokatët e tyre është një akuzë e rëndë. Futja apo mbajtja e sendeve të ndaluar në një paraburgim, Durrësi është paraburgim, është 5 deri në 7 vite burg. Është një marzh dënimi shumë i rëndë.
