Biden apel Netanyahut: Minimizo dëmin ndaj civilëve në Liban! Me rëndësi një marrëveshje diplomatike

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka kërkuar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, që ta minimizojë dëmin ndaj civilëve në Liban, raportoi të mërkurën BBC-ja.

Këtë kërkesë, Bideni e ka shtruar gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Bideni gjithashtu ka theksuar nevojën për “një marrëveshje diplomatike për kthimin e sigurt të civilëve libanezë dhe atyre izraelitë në shtëpitë e tyre”.

Kësaj bisede 30-minutëshe i është bashkuar edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris.

Në këtë telefonatë, raportohet se Bideni e ka përsëritur se e dënon sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit dhe se e ka riafirmuar angazhimin e SHBA-së për sigurinë e Izraelit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related