Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur për largimin e tij nga Partia Demokratike pas publikimit të listave për zgjedhjet e 11 majit. Ai zbuloi se kuptoi se diçka nuk po shkonte në momentin kur nuk mori asnjë informacion përjashtimin e tij përpara shpalljes së listave.
Sipas Sulës, ishte e pamoralshme që ai nuk u informua paraprakisht për këtë vendim, pavarësisht përpjekjeve të tij për të komunikuar me liderin e PD-së, Sali Berisha.
“I kam dërguar dy mesazhe zotit Berisha për të kërkuar një takim për situatën që po afrohej, por nuk mora asnjë përgjigje. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë në 20 vite. Edhe në 2 të natës dikur më kthente përgjigje, por këtë herë jo. Aty e kuptova që diçka nuk po shkon,” tha ai.
