Kosova dhe Kroacia i janë kundërpërgjigjur ashpër Serbisë, pasi presidenti Aleksandër Vuçiç kritikoi marrëveshjen ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Vuçiç e cilësoi marrëveshjen si një “shkelje të marrëveshjes nënrajonale” dhe tha se do të bëjë gjithçka për ta penguar, duke e konsideruar atë një kërcënim për stabilitetin në rajon.
“Është situatë e vështirë për ne, por e kemi kuptuar mesazhin e tyre. Ne do ta ruajmë vendin tonë dhe do ta mbrojmë nga çdo agresor i mundshëm,” tha Vuçiç, duke përmendur se e ka ngritur këtë çështje në një takim me shefin e NATO-s, Mark Rutte.
Nga ana tjetër, Kosova e cilësoi reagimin e Serbisë si agresiv dhe kërcënues. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se deklaratat e Beogradit përbëjnë një shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit.
