Aksidenti me 4 viktima/ Familjarët hapin dyert e mortit, klubi i futbollit të Fushë-Krujës: Tragjedi e madhe!

Data

Ngjarja tragjike e aksidentit në mesnatën e datës 19 mars që i mori jetën 4 të rinjve nga Fushë-Kruja ka prekur jo pak edhe qytetarët e zonës.

Dhimbjes së madhe të familjarëve të Enejdit, Erildit, Andit dhe Enrikejdit, i janë bashkuar me mesazhe ngushëllimi miq, shokë, të njohur dhe jo vetëm.

Ngjarja tragjike që shkaktoi humbjen e 4 jetëve njerëzore, në moshë shumë të re është pikelluese shprehen banorët teksa familjet e të ndjerëve kanë hapur dyert e mortit.

Klubi i Futbollit Iliria, i qytetit të Fushë-Krujës i ka shprehu ngushëllimet e sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi.

“Klubi i Futbollit Iliria i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të djemve që humbën jetën në aksidentin tragjik. Ndjehemi të pikëlluar ashtu siç gjithë komuniteti nga kjo tragjedi e madhe. Në lulen e rinisë, Enejdit, Erildit, Andit dhe Enrikejdit ëndrrat ju shuan përgjithmonë. Zoti ju dhëntë forcë familjarëve. Qofshin të Xhenetit InshaAllah. Ngushëllimet më të sinqerta, K.F. ILIRIA”, shkruhet në mesazhin e klubit të futbollit të postuar në rrjetet sociale

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related