“Duhet t’i rrëzojmë si sekt”, zbardhen të tjera detaje nga komploti i errët për të shkatërruar SPAK, ja si Llagami…

Data

Që zonja znj. Llagami dhe znj. Bushka reaguan, jemi mëse të lumtur. As kjo medie e as burimi i kësaj medie nuk kanë sajuar asgjë. Sigurisht, nuk kemi përgjuar telefonat e zonjave, ama kemi foto të tyre duke ngrënë e duke pirë, sa nëpër lokale, aq edhe në zyrat e Ajola Xoxës, ku mbathur, e ku zbathur. Ashtu sikurse kemi komunikime të secilës prej tyre me anëtarë të sistemit gjyqësor e më tej, ku kërkojnë me numrat e tyre të telefonit, grafiqe gadishmërie të Spak e GJKKO, ku konfirmojnë se Llagami ia ka kaluar këtë grafik Bushkës; ku Bushka lutet pranë gjyqtarëve të thjeshtë të ndihmojnë me informacion për të afërmin e Ajolës; ku Llagami shkruan se duhet shkrirë SPAK; ku shkruan se do të fusë të vëllain në SPAK, e plot e plot të tjera. Ne nuk jemi agjentë “Mossadi” të dimë sa e sa kanë shkëmbyer zonjat mes veti, ama jemi qytetarë që krimet ndaj drejtësisë i zbulojmë.

Mesazhet

Kështu, “Ora News” sjell në vëmendje një komunikim të Klotilda Bushkës, ku kërkon dy herë nga një gjyqtar i zakonshëm, si në “WhatsApp” dhe në “Signal” grafikun e gatishmërisë së GJKKO për të shpëtuar kushëririn e Ajola Xoxës. Pasi ky gjyqtar nuk e ndihmon dot, ish-kryetarja Llagami konfirmon tek i njëjti gjyqtar se e ka ndihmuar Bushkën duke i nisur grafikun. E bën këtë gjë me numër të saj të telefonit. Kësaj here me këpucë veshur besojmë. Veç sa më lart, Bushka kërkon takim me Llagamin dhe një person tjetër e këtij të fundit i thotë: “na e organizo, por në një vend pa njerëz”. Përse duhej një vend pa njerëz? Mos vallë se Llagami emërohet, raporton e tutje tehu pikërisht me atë që ha e pi?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related