“Ramën e ndryshoi pushteti”/ Djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu: PS s’ka asgjë të majtë

Data

Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit shqiptar në periudhën e komunizmit Mehmet Shehu, ka deklaruar se ai është i majtë por jo me Partinë Socialiste.

Sipas tij, PS nuk ka asnjë lidhje me të majtën dhe se kjo forcë politike është neoliberale si gjithë forca e tjera.

Më tej Bashkim Shehu ka deklaruar se nuk ka më kontakte me politikanët shqiptarë, as me Ramën, për të cilin tha se pushteti e ka ndryshuar dhe as me Berishën.

Unë jam i majtë. Por jo me Partinë Socialiste. PS nuk ka asgjë të majtë. Ajo është një parti neoliberale si të gjithë të tjerat.

Nuk ka shumë ndryshim nga PD, në këtë drejtim. Ndërsa social demokracia skandinave është komplet tjetër gjë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related