Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar mbi çështjen Veliaj për të cilin u shpreh se është një dosje që prodhon lajm përditë, ndërsa u ndal te mesazhet e Bushkës dhe Llagamit tha se një nga personat që ka nxjerr mesazhet është pjesë e grupit telegram apo sinjal.
Sipas tij Veliaj është përgjuar për të paktën dy javë por ajo që nuk dimë është se e ka bërë vetëm SPAK apo dhe qeveria, duke shtuar se ajo që po kërkojnë është që ta mbajnë në kontroll
Ndërsa lidhur me denoncimet e Berishës para SPAK, Hoxha i konsideroi si të qëllimshme dhe se është duke i bërë presion SPAK që të hetojë dosjet.
