Deputetët e Ramës dhe gaztorët e “Portokallisë” me troje e tituj investitorësh strategjikë, si kryeministri kafshoi…

Data

Një aferë e re duket se ka shpërthyer në radhët e pushtetit socialist. Emra të njohur të politikës dhe medias janë bërë pronarë të tokave strategjike në bregdet, falë vendimeve të miratuara në heshtje nga qeveria Rama. Rasti më i fundit që tregon skemën e grabitjes së pasurisë kombëtare është ai i deputetit socialist, Arben Pëllumbi, i cili ka marrë lejet për ndërtimin e një kompleksi turistik në Radhimë, me pronë që do të administrohet nga vëllai i tij Erlind Pëllumbi. Por ky nuk është rasti i vetëm. Një skemë e ngjashme u tentua nga Artan Gaçi, ish-deputeti socialist dhe bashkëshort i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, për ndërtimin e një hoteli me 5 yje në Himarë, ku ai përfitoi dhe statusin e investitorit strategjik.

Ky vendim u kundërshtua ashpër nga opozita dhe përfundoi në SPAK, ku u zbuluan falsifikime dokumentesh dhe abuzime me tokat publike. Ish-kryetari i Bashkisë Himarës, Jorgo Goro, u dënua me dy vite burg për rolin e tij në skandal. Por kjo skemë e zhvatjes së pronave publike ka vite që funksionon dhe nuk kufizohet vetëm te politikanët. Një listë e gjerë oligarkësh dhe biznesmenësh të lidhur me pushtetin janë shpallur investitorë strategjikë pa patur asnjë investim të mirëfilltë. Emrat përfshijnë Samir Manen, Geront Çelën, vëllezërit Dulaku, ndërtuesit e Albstar, Andi Gjiknurin, si dhe aktorin e humorit, Gazment Paja, që nga skena e “Portokallisë” kaloi direkt në listën e favorizuar të investitorëve. Mirëpo ligji kontravers i miratuar nga mazhoranca në vitin 2015, që i jep qeverisë të drejtën të ndajë prona publike me arsyetimin e investimeve strategjike, ka dështuar në tërheqjen e investitorëve të huaj.

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka vënë në dukje se korrupsioni endemik dhe praktikat klienteliste janë arsyeja kryesore për mungesën e investimeve serioze të huaja në Shqipëri. Pra e gjitha kjo tregon se modeli i zhvillimit ekonomik i ndjekur nga qeveria Rama ka kërkuar ta mbajë turizmin në duart e një rrethi të ngushtë politikanësh dhe biznesmenësh të afër të pushtetit. Thënë ndryshe kjo strategji, e ngjashme me skandalin e granteve të AZHBR në Shkodër, siguron që pasuria publike të mos i lihet në dorë “të papërgjegjshmëve”, por të mbetet brenda klanit të socialistëve, ndërkohë që kryeministri, si gjithmonë, qesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related