Tiranë/ Plagoset një punëtor në një kantier ndërtimi, nën hetim inxhinierja dhe drejtuesi teknik

Data

Një punëtor është plagosur në një kantier ndërtimi në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasi A. K., 47 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur për shkak të shkeljes së sigurisë së rregullave në punë.

Për këtë shkak, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit L. N., 41 vjeçe dhe F. K., 38 vjeç, me detyrë inxhiniere ndërtimi dhe drejtues teknik ndërtimi, tek kantieri ku është plagosur punëtori.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related