“U frikësova se do më sulmonte, ndaj e qëllova” – Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

Data

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 51-vjeçarit Kostas Alexandris, kryetar i komunitetit Lithovouni në Greqi, ngjarje që ka tronditur opinionin publik helen. Autor i dyshuar i krimit është një 45-vjeçar shqiptar, i cili në dëshminë e tij para policisë ka tentuar ta justifikojë aktin duke pretenduar frikë dhe vetëmbrojtje.

Sipas mediave greke, hetimet tregojnë se motivi i ngjarjes lidhet me një konflikt pasioni. Autori ka deklaruar se në momentin e përballjes, viktima ndodhej brenda makinës dhe i bëri shenja, çka sipas tij e trembi dhe e shtyu të qëllonte i pari.

“E pashë që po më bënte shenjë nga makina dhe u frikësova se mund të më sulmonte. Ndaj e qëllova”, ka deklaruar 45-vjeçari para hetuesve.

Megjithatë, ky version nuk ka bindur autoritetet policore, të cilat po e trajtojnë çështjen me rezervë dhe po analizojnë të gjitha provat dhe dëshmitë për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se mes viktimës dhe autorit kishte një rivalitet romantik. Gruaja e viktimës dyshohet se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me autorin e krimit dhe për një periudhë ishte larguar nga shtëpia, duke jetuar në Patra. Më pas, ajo kishte vendosur të rikthehej te bashkëshorti i saj, gjë që dyshohet se ka ndezur konfliktin fatal.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar apo për një akt të kryer në kushte tensioni emocional, ndërsa 45-vjeçari mbetet i arrestuar dhe përballet me akuza të rënda penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related