Kandidati i PD në Elbasan, Renato Kumrija ka hedhur akuza të forta drejt Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Sipas tij i është komunikuar lajmi se nuk do të jetë në listë si kandidat për deputet sepse duhet t’i lindte vendin dikujt tjetër. Ai shprehet se janë lënë në listë kandidatë me shumë më pak mbështetje nga Primaret.
Kumrija shprehet se kuptoi që puna, përkushtimi dhe interesi për t’i dhënë zë nevojave të qytetarëve të thjeshtë dhe për t’i përfaqësuar ata denjësisht nuk është primare për politikëbërësit.
Në fund, Kumrija shprehet se është për te ardhur keq që figura të tilla si Flamur Noka tremben nga mbeshtetja që ka një njeri i ri në politikë dhe fillojnë sulmet që të kënë mundesi të bëjne lirshëm dallaveret e tyre dhe nuk pretendojnë fitoren, por kërkojnë humbjen në zgjedhje.
“Te dashur anetare te partise Demokratike Qarku Elbasan, miq, shokë dhe bashkepunëtorë që keni besuar tek unë si një i ri ne politikë dhe më keni dhënë mbështetje të pakushtëzuar, pa interes, që të jem kandidat për deputet i Partise Demokratike.
