Plas në PS e Korçës, kandidimi i biondes së OSBE dhe Ministrisë së Brendshme ndez gjakrat tek eksponentët socialistë

Data

Përplasjet dhe intrigat e brendshme në Partinë Socialiste të Korçës kanë arritur kulmin, pasi drejtuesi politik i qarkut, Niko Peleshi, ka futur në listën fituese për deputete bionden e OSBE, njëherësh zv/ministren e Brendshme, Romina Kuko. Ky vendim ka shkaktuar një valë zemërimi mes eksponentëve të njohur të socialistëve korçarë, të cilët janë ndier të anashkaluar dhe tradhtuar nga lobi i Peleshit. Një figurë e importuar nga Tirana, zonja Kuko ka shërbyer më shumë si një “turiste” në Korçë, ndërsa socialistët e terrenit, që kanë luftuar 24 orë në ditë për partinë, janë lënë në hije. Kjo ka bërë që pakënaqësia të shpërthejë në formën e konflikteve të hapura, ku eksponentët e përjashtuar nga lista, si prefekti i Korçës, Nertil Jole, kanë shpërthyer indirekt në reagime publike kundër vendimeve të kryeministrit Rama dhe Peleshit.

Tensioni është aq i lartë, sa rivalët brenda partisë, përfshirë ish-deputetin socialist, Ardit Konomin, kanë nisur një fushatë të ashpër kundër Peleshit, duke e akuzuar se po e trajton Korçën si çifligun e tij personal. Nga ana tjetër, Peleshi ka blinduar pozitat e tij, duke i garantuar vetes një listë të kontrolluar, ku vendi i dytë i sigurt i është dhënë biondes Kuko, ndërsa emrat me peshë në qytet janë lënë jashtë. Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate socialistët e zhgënjyer flasin për një “puç të organizuar nga lart” dhe një betejë të pashmangshme për influencë në qytetin juglindor. Pra e gjithë kjo panoramë, tregon se Korça është kthyer në arenën e një lufte të brendshme të pamëshirshme, e cila rrezikon të lërë plagë të thella në strukturat e Partisë Socialiste dhe të minojë rezultatin e saj në zgjedhjet e 11 majit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related