Hapen thirrjet për kredi me 0% interes, 530 kuota për punonjësit e administratës, aplikimet në e-Albania

Data

Të jetë i punësuar në administratë sipas ligjit të strehimit social;
Të mos kenë banesë në pronësi apo proces legalizimi;
Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar;
Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social;
Kanë të drejtë të aplikojnë ata individë të cilët kanë jo më pak se 2 vite të puësuar në momentin e palikimit.

Punonjësit do të zgjidhen nëpërmjet sistemit të pikëzimit i cili do të rendisi dhe aplikantët nëse rezultojnë me pikë të barabarta. Afatit i fundit të aplikimit është 1 muaj nga data e hapjes së thirrjes. Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për banesa me zero interes.

KRITERET PËR TË PËRFITUAR KREDI

-Punësimi në administratë ;
-Të mos keni një banesë në pronësi;
-Të mos zotëroni pasuri të paluajtshme;
-Të mos jeni përfitues nga programe të tjera të strehimit social.INSTITUCIONET PËRFITUESE:

Ministria e Brendshme (90 kuota);
Ministria e Arsimit dhe Sportit (90 kuota);
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (80 kuota);
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (30 kuota);
Ministria e Mbrojtjes (30 kuota);
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (30 kuota);
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (30 kuota);
Ministria e Drejtësisë (30 kuota);
Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme (30 kuota);
Ministria e Financave (30 kuota);
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (30 kuota);
Kryeministria (30 kuota).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related