Britania ‘krahë’ SHBA-së, nuk do t’i përgjigjet rritjes së taksave për çelikun dhe aluminin

Data

Mbretëria e Bashkuar nuk do të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj taksave të SHBA-së për çelikun dhe aluminin, të cilat do të hyjnë në fuqi të mërkurën, tha një zyrtar britanik.

Edhe pse Bashkimi Evropian planifikon të kundërpërgjigjet ndaj tarifave amerikane për importet e metaleve, Britania do të vazhdojë të angazhohet me SHBA-në për të siguruar një përjashtim.

Zëdhënësi i Kryeministrit Keir Starmer tha se Britania dhe SHBA-ja kanë një marrëdhënie të fortë ekonomike, të bazuar në tregti të ndershme dhe reciproke. Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë vizitës së Starmer në Shtëpinë e Bardhë, theksoi se do të negociohej një marrëveshje tregtare që mund të ndihmojë për të shmangur tarifat.

Po ashtu, Ministri britanik i Tregtisë, Jonathan Reynolds, ka kërkuar një përjashtim për Britaninë nga tarifat gjatë një bisede telefonike me Sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick. /Reuters

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related