U përfol se do të kandidojë për deputet, jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist (Dokumenti)

Data

Kryebashkiaku socialist i Matit Agron Malaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Nuk dihet ende arsyeja e dorëheqjes së kryebashkiakut socialist, ndërsa ditën e nesërme, më 12 mars, do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak në orën 10:00 për të miratuar kërkesën e tij të dorëheqjes.

Ditët e fundit, Agron Malaj u përfol se do ta linte postin e kryetarit të bashkisë për t’u futur në listat e kandidatëve për deputet të PS-së në zgjedhjet e 11 majit 2025. Në një postim në Facebook të Bashkisë Mat është publikuar edhe dokumenti për mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 12 Mars, e cila do të shqyrtojë kërkesën për dorëheqjen e kryetarit.

“Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë, më 12.03.2025, ora 10:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Bashkisë me paraqitjen e kërkesës për dorëheqje nga Kryetari i Bashkisë Mat, me shkresën Nr. 942 Prot., datë 11.03.2025, e thirrur nga Kryetari i Këshillit në bazë të Ligjit 139/2015 dhe rregullores së Këshillit, neni 54, me këtë rend dite:

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related