Deputetja demokrate Ina Zhupa është ndalur në zgjedhjet e 11 Majit gjatë fjalës së saj në Kuvend. Zhupa u shpreh se vota e diasporës ka tmerruar sipas saj mazhorancën dhe këtë frikë kjo e fundit e ka reflektuar në vendimmarrjet që ka marrë.
Zhupa thotë se të gjithë sondazhet tregojnë se emigrantët presin ndërrimin e qeverisë në Shqipëri. Ajo thotë se 245 mijë shqiptarë janë një armatë që kërkon rrotacion politik.
Zhupa: Sot Rama pranoi që nuk do të mund të jetë një deputet pasi nuk ka ç’bën më pasi ka qënë kryeministër për 12 vite. Në zgjedhjet e shkuara kandidoi edhe në Vlorë edhe në Durrësm ndërsa sot pranoi që nuk ka nevojë të kandidojë. Dhe kjo është një shenjë se çfarë pritet pas 11 Majit. Vota e Diasporës ju tmerroi. Sepse frikat tuaja i keni reflektuar në vendimarrjet që keni marrë. Kërkesës së PD për shtim të afatit të diasporës i thatë JO, sepse kishit frikë. Nuk e pranuat sepse e dinit që ishte votë kundra jush. Nuk e pranuat sepse i keni parë sondazhet se si emigrantët kanë marrë përsipër të ndryshojnë realitetin në Shqipëri. 245 mijë shqiptarë janë një armatë që kërkon rrotacion politik.
