Shkëlqim Hajdari zbardh detajet “bombastike” brenda SPAK: Prokurorët do të hetojnë kolegët e tyre, dyshime se ka

Data

Kryeinspektori i Përgjithshëm, njëherësh dhe ish-prokuror, Shkëlqim Hajdari gjatë një interviste për ‘Breaking News’, ka bërë një deklaratë të fortë ku thotë se nga puna e SPAK do të vij dita ku prokurorët e këtij institucioni do të hetojnë edhe kolegët e tyre. Sakaq nga radhët e drejtësisë, ai cilëson si ‘diversantë’ ata persona të cilët informojnë eksponentë të grupeve kriminale apo te politikët e lartë në vend. E si të tillë, Hajdari thotë se këto persona bëjnë lëmsh drejtësinë e re dhe duke ngritur temperaturat e njerëzve të fuqishëm të cilët janë potencialisht në ndjekje penale. Nga ana tjetër, Hajdari shprehet besim plotë se edhe pse prokurorët e SPAK punojnë në kushte të kushte të vështira, me mbështetjen ndërkombëtare dhe mjetet e hetimeve do të arrijnë të zbulojnë dhe nxjerrin para drejtësisë këto persona.

-Pushteti Gjyqësor dhe institucionet e reja të drejtësisë, u miratuan me 140 vota, reforma në drejtësi konsiderohet më e rëndësishmja aktualisht për shkak të integrimit të vendit në BE por SPAK është vënë shpesh nën kritika të forta, në akuza nga drejtues të opozitës por jo vetëm. Ka dhe jurist e avokat, të cilët vënë në pikëpyetje mënyrën dhe qasjen që ka patur në drejtim të masave të sigurisë dhe arrestit me burg kryesisht e pa vlerësuar masat e tjera. Ne vlerësimin tuaj, si po performon SPAK?

Me gjithë këtë vështirësi të madhe që ka çdo institucion i ri që do të hetoj i pavarur, që do të godasë krimin e organizuar, që është një përbindësh në Shqipëri edhe korrpusioni i zyrtarëve të lartë që herë pas here kanë dhe pika takimi me njëri-tjetrin, punon në një situatë shumë shumë të vështirë dhe këtë e them me shumë përgjegjësi. Këtë e them dhe nga përvoja ime personale në institucionin e Prokurorisë por deri më tani SPAK-u po e përballon. Jo kritika, se kritika ndaj një institucioni të drejtësisë, përfshirë edhe SPAK-un, mund të ketë nga shoqëria, mund të ketë nga politika dhe është krejt normale në një vend demokratik por SPAK-u përballet me sulme të mirëfillta politike. Nëse nuk do të ndalojnë, do të cënojnë besueshmërinë e SPAK-ut. Prokurorët e Spak-ut nuk ndikohen ata se gjyqtarët dhe prokurorët janë profesionistë pasi kanë dosjet përpara, kanë provat dhe mbi bazën e tyre bëjnë zgjidhjet ligjore të çështjes, qoftë për masat e sigurimit e qoftë për zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Ul besueshmërinë e publikut te SPAK-u por tani për tani është larg pasi është institucioni më i vlerësuar edhe nga publiku edhe nga ndërkombëtarët.

Kështu do të ndodhi kjo punë në institucionet e reja të drejtësisë që u reformuan. U reformua drejtësia por jo politika dhe administrata. Këto të fundit ecin me ritëm tjetër. A folën ne për taokraci, për prirje votë të deleguar. Imagjino të bëjmë një abstraksion nëse dita e zgjedhjeve do të jetë një ditë e gëzuar, kur njerëzit kanë marrë listat, kur listat janë të hapura për publikun janë bërë 1-2 muaj para, ku në lista ke profesora e doktora, njerëz nga shoqëria civile, biznesmen të suksesshëm me biografi të pastër e shqiptarët të gëzohen të gjithë e të kenë mundësi të votojnë brenda një grupi. Në jemi vend i vogël dhe i njohim njerëzit. Çdo njeri i njeh njerëzit dhe nuk gabon populli nëse do të kishte mundësi të zgjidhte e të nxirnin një Parlament dinjitoz. Kur ne të kishim shtet të fortë nëpërmjet Parlamentit, nëpërmjet njerëzve normal që shkojnë, atëherë krijohet hapësira institucioneve të shtetit dhe të drejtësisë të ndërtojnë shtet se pushtet kemi pafund. Për të ndërtuar shtet, vuan Shqipëria.

-Pse, kujt ia vini përgjegjësinë?

Përgjegjësia është mos reformimi i pushtetit politik dhe atij administrativ. Parlamenti fillon të kurohet ende dhe nëse në kemi një Kuvend të cilin e kemi prodhuar pa garë mes partive politike, pa programe dhe t’i kemi dhënë mundësinë publikut të votojë përfaqësuesit që ai dëshiron por ne kemi një Parlament i cili është i dirigjuar, ku njerëzit shkojnë në Parlament jo për hir të meritave që kanë ato dhe përfaqësimi nga publiku por për hir të kulisës që kanë ato, marrëdhëniet me kryetarin, kryesinë, etj. Pra, bie roli i deputetit të lirë.

Si shpjegohet që ka lider aq të fortë politik në Shqipëri sa nuk konsiderojnë të diskutojmë dhe listat e deputetëve, të kryetarëve, atë çka do të prodhoj dhe Kuvendi i 2025-ës ku pjesa më e madhe duket se sërish do të zgjidhen nga kryetarët?

Nuk e kanë fajin vetëm kryetarët dhe liderat. Shoqëria e pastër elitare që punon në administratë, biznes e jashtë Shqipërisë, janë njerëz europian, këto e kanë çuar vetë situatën në këtë gjendje dhe nuk është faji i kryetarëve. Këto të fundit kur shikojnë që nëpërmjet imponizmit i kanë bërë njerëzit e tjerë të mos diskutojnë, të mos kundërshtojnë, nuk është faji i kryetarit por edhe i njerëzve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related