Trump s’përjashton mundësinë e një recesioni: Kthimi i pasurisë në SHBA kërkon kohë

Data

Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi sot të përjashtojë mundësinë që ekonomia amerikane të hyjë në recesion këtë vit dhe inflacioni të rritet pasi politikat e tij tarifore tregtare shkaktojnë pasiguri dhe turbulenca të tregut. Ai parashikoi në një intervistë me Fox News se arritja e qëllimeve të tij ekonomike do të kërkonte kohë dhe një periudhë tranzicioni derisa të arriheshin rezultatet.

“Ka një periudhë tranzicioni sepse ajo që ne po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë dhe kjo është një gjë e madhe. Duhet pak kohë, por mendoj se do të jetë e mrekullueshme për ne,” tha Trump

Kur u pyet nëse ai besonte se tarifat që ai kishte vendosur për mallrat e importuara në SHBA do të nxisnin inflacionin, Trump tha se kjo ishte e mundur. Ai minimizoi paqëndrueshmërinë e fundit të tregut të aksioneve që pasoi zbatimin e politikës së tij tarifore për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, si dhe kërcënime të ngjashme ndaj vendeve të tjera, raporton Guardian.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related