Pse nuk e keni denoncuar më herët prokurorin Dado? Veliaj i shmanget pyetjes: Jam thirrur si person në dijeni…

Data

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka folur sërish këtë të diel nga qelia mbi arrestimin e tij. Duke folur nga burgu, Veliaj u shpreh se pret që ILD dhe KLP të vlerësojnë me integritet ankesat që ka bërë.

I pyetur se përse ka kritikuar vetëm dy emra Dado – Bani, për arrestimin e tij dhe s’ka thënë asnjë fjalë për prokurorin tjetër të çështjes Altin Dumani, Veliaj thotë se nuk është pyetur nga Dumani por vetëm nga Dado dhe se ky i fundit ishte në konflikt interesi pasi i kishte kërkuar leje ndërtimi.

I pyetur se përse nuk e ka denoncuar konfliktin e interesit ndaj Dados që në kohën kur ishte duke u marrë në pyetje nga SPAK, Veliaj i shmanget pyetjes teksa thotë se kur është marrë në pyetje është thirrur si person në dijeni ndërsa ka vijuar sërish me sulmet ndaj prokurorit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related