Bllokohen 250 mijë vezë, 69 mijë pula të ngordhura në Durrës nga gripi i shpendëve

Data

Në fermën Rea’s në Durrës kanë ngordhur 69 mijë krerë shpendë dhe janë eliminuar për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në kapanonet e tjera.

Megjithatë, procesi i asgjësimit ende nuk ka nisur, pasi për groposjen e tyre është e nevojshme të merret leje nga bashkia Durrës dhe autoritetet mjedisore. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia e incenerimit, pra djegies së shpendëve.

Përveç kësaj, janë bllokuar dhe 250 mijë vezë nga ky kapanon, dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) do të merret me asgjësimin e tyre. Një grup pune nga Ministria e Bujqësisë dhe AKU ka bërë verifikimet në treg për të kontrolluar nëse ka vezë nga Rea’s të dala me datë 3 mars, por deri tani nuk është konstatuar asgjë shqetësuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related