Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski shkroi në platformën X se e kishte falënderuar Friedrich Merzin për mbështetjen për Ukrainën, të sulmuar nga Rusia.
Ata kishin koordinuar pozicionet e tyre dhe ranë dakord për bashkëpunim dhe kontakte të mëtejshme, vazhdoi Zelenski.
Ukraina vlerëson shumë përpjekjet e Gjermanisë për të rivendosur sigurinë në Evropë dhe për të mbështetur Ukrainën, shtoi ai. Zelenski vuri në dukje gjithashtu se Gjermania është furnizuesi kryesor i sistemeve të mbrojtjes ajrore në Ukrainë dhe gjithashtu luan një rol vendimtar kur bëhet fjalë për ndihmën financiare.
Merzi ka folur vazhdimisht në favor të mbështetjes gjermane për Ukrainën. Ai fillimisht nuk e komentoi përmbajtjen e bisedës, por e rindau postimin e Zelenskit në X. Kreu i CDU-së është shprehur vazhdimisht në favor të ruajtjes së mbështetjes gjermane për Ukrainën.
Presidenti amerikan Trump kishte njoftuar se do të pezullonte dhe rishikonte ndihmën ushtarake për Ukrainën. Sipas një informacioni të New York Times, urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe gjithashtu prek armët që janë në dorëzim e sipër.
