Korrupsion për të ndërhyrë te gjyqtari, lihet në arrest shtëpie Bardhi Koçi, avokati mohon në seancë akuzat e SPAK

Data

Gjykata e Posaçme ka lënë dje në fuqi masën arrest në shtëpi për avokatin Bardhi Koçi që akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ai ka mohuar në seancë akuzat e SPAK. “Kontrolli i banesës në të cilën nuk u gjet asnjë send kompromentues, është i paligjshëm, pasi ishte pa vendim gjykate. Duhet të provoni faktin se cili gjyqtar apo prokuror mund të jetë korruptuar me 1000 euro. Kush korruptohet me kaq para?”, mësohet të ketë thënë Koçi në Gjykatë. Në përfundim të seancës avokati nuk ka preferuar të komentojë vendimin e gjykatës. Sipas SPAK, avokati referuar edhe bisedave telefonike midis tij dhe shtetases Pranvera Meshi është evidentuar si personi që ka kërkuar para për të ndikuar në vendimmarrjet e funksionarëve te drejtësisë lidhur me çështjen në ngarkim të të hetuarës Pranvera Meshi.

Nga dosja hetimore rezulton se ka kërkuar dhe marrë një shumë paraprake prej 1000 euro me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë dhe konkretisht tek gjyqtari i çështjes. Pas zhvillimit të seancës gjyqësore, i hetuari Bardhi Koçi ka komunikuar me të hetuarën Pranvera Meshi dhe ka kërkuar shumën e parave, të cilat më pas janë dërguar prej saj me Wester Union. Por të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike, ambientale apo vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, nuk provohet që ai të ketë komunikuar me funksionarët e drejtësisë para zhvillimit të seancës apo të bisedojë lidhur me komunikime të mundshme qenka patur me funksionarë të drejtësisë. Por Bardhi Koçi thotë SPAK, paratë i ka kërkuar megjithëse ushtrimi i ndikimit tek funksionarët nuk rezulton të jetë kryer, duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related