Vota e diasporës/ Tabaku: Mbështetja e saj do ndikojë në rotacionin politik

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për pengesat që po hasin emigrantët shqiptarë në procesin e regjistrimit për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

E ftuar në një studio televizive, Tabaku u shpreh se numri i lartë i refuzimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregon se ekziston një ngërç me procesin, duke theksuar se 40 mijë persona nuk do të lejohen të votojnë për pasojë.

“Edhe ata 40 mijë persona që janë refuzuar kanë të drejtën për të votuar. Unë kam parë vetë njerëz duke u regjistruar dhe nuk është një proces i lehtë,” tha ajo, duke shtuar se ka një diskriminim të qartë ndaj diasporës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related