Armand Duka me “AIBA” do të ndërtojë kullën “VOID Tower” tek ish-godina e ATSH-së

Data

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pronar me 100 % të aksioneve të firmës “AIBA” ka fituar ankandin nga Korporata e Investimeve Shqiptare për të ndërtuar kullat të emërtuar “VOID Tower”.

Ndërtimi do të bëhet në ish-godinën historike të ATSH-së, ku sipas projektit do të bëhen dy kulla të larta dhe shteti do të marrë përqindje nga ky investim. Sipas dokumenteve të mëposhtme, KISH ka shpallur fituesin ditët e fundit, ku rezulton z. Duka.

Faksimile: Njoftimi i fituesit nga KISH për kullat te ish-godina e ATSH-së

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i fituesit nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila ka hapur disa javë më parë thirrjen për zhvillimin dhe menaxhimin e godinave shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin dhe menaxhimin e Kompleksit Governativ, me objekt “zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i VOID Tower”.

Ofertues i suksesshëm u shpall “AIBA Kompani” me adresë në Shkozet në Durrës, me një vlerë të ofruar 46,1 %. Ndërkohë, ofertues tjetër ka qenë edhe shoqëria “Progeen” shpk me një vlerë prej 45 %.

Në foto: Projekti që do të bëhet te ish-godina e ATSH-së

Por, çfarë do të bëhet në ish-godinën e ATSH-së? Sipas dokumenteve dhe fotove, në truallin dhe godinën e stërmadhe shtetërore, ku aktualisht është Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe më parë ka qenë Agjencia Telegrafike Shqiptare apo Ministria e Mjedisit, do të ndërtohet një kullë gjigande. Disa javë më parë, qeveria hapi tenderin për t’ia dhënë truallin dhe godinën një firme private, ku në këmbim do të marrë një përqindje nga ndërtimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related