Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD ka njoftuar se procesi i zgjedhjeve për Primaret 2025 për Kuvendin e 11 Majit u organizua me sukses më 1 mars, duke theksuar se votimi u zhvillua në të gjitha degët e PD, duke filluar në orën 8:00 dhe duke përfunduar në orën 18:00 në shumicën e Qendrave të Votimit.
Në disa Qendra, votimi vazhdoi derisa votoi edhe anëtari i fundit i PD në radhë sipas njoftimit.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka shënuar një rekord të lartë, duke arritur në 50,854 votues, sipas të dhënave paraprake të marra në formë elektronike.
