Zhdukja e australianit në Shqipëri, zbulohen mesazhet e tij me të vëllanë: Mendova se do të vdisja

Data

Janë zbardhur mesazhet e 28-vjeçarit australian, Cameron Twiss, i cili rezulton i zhdukur në Valbonë prej 13 tetorit të vitit 2024.

Fati i të riut nuk dihet edhe pse kanë kaluar 5 muaj nga momenti kur ai humbi gjurmët në veri të vendit, por në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, u publikuan mesazhet e fundit të 28-vjeçarit me vëllanë e tij, Stewart.

“Flasin shqip. Mendova se do të vdisja”, ka shkruar Cameron teksa informonte vëllanë e tij se po konsumonte darkë me pesë persona.

Por, në një tjetër mesazh më pas, ai thotë se personat në tavolinë, të cilët komunikojnë në gjuhën shqipe, po flasin për çmimet e apartamenteve në New York.

“Tani e kuptova që po flisnin për apartamentet në Neë York City dhe nuk kishin ndërmend të më vrisnin mua”, vijon i riu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related