“Furtunë” para zgjedhjeve, Arben Ahmetaj bën deklaratën e fortë nga arratia, paralajmëron se do të bëjë publike…

Data

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj do të “rikthehet” sërish për publikun shqiptar, me një tjetër intervistë për gazetarin Çim Peka. Ky fakt u bë me dije mbrëmjen e së enjtes, ku pas një ndërhyrje në emisionin “Çim Peka Live”, Ahmetaj paralajmëroi se intervista e katërt do të jetë “tmerr më vete”. Ndërkohë, sipas asaj që drejtuesi i këtij emisioni pohoi kjo intervistë me ish-numrin dy të qeverisë Rama pritet të vijë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Kujtojmë se ish-besniku i Edi Ramës, i cili prej 2023 është larguar drejt Zvicrës, më 1 shkurt të vitit që lamë pas doli për herë të parë me zë dhe figurë ku dhe bëri përgjegjës kryesorë të aferës së madhe të Inceneratorëve, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Akuzat e tij për kryeministrin Rama, Ahmetaj i vazhdoi edhe në dy intervistat e radhës. E pikërisht tani në këtë periudhë të nxehtë, si për ngjarjet politike por dhe “furtunën” e SPAK-ut, Ahmetaj e Peka paralajmëruan “kërdinën”.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ku dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror. Nga Zvicra ku ka aplikuar për azil, ish-zv/kryeministri ka refuzuar përballjen me drejtësinë shqiptare, duke thënë se procesi dhe provat janë manipuluar, për ta goditur atë politikisht. Ai ka thënë se do të përballet me drejtësinë vetëm kur ajo të jetë e drejtë dhe e vërtetë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related