“Të shkrihet SPAK”, Bardhi kundër Berishës: Qëndrimi im palëkundur, sa herë të kem denoncime do i drejtohem

Data

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka theksuar se nuk është në të njëjtin mendim me Sali Berishën në lidhje me SPAK (Prokurorinë e Posaçme). Ai deklaroi se qëndrimi i tij ndaj këtij institucioni mbetet i palëkundur.

Bardhi theksoi se ka një qëndrim të qartë dhe të patundur, dhe sa herë që i drejtohen SPAK-ut, ai i jep besim dhe beson në veprimtarinë e tij, për aq kohë sa ajo është në përputhje me Kushtetutën.

“Kam një qëndrim publik, që është i palëkundur, sa kohë i drejtohen, i jap besim dhe kam besim. E vetmja nxitje që kam pasur për prokurorët e posaçëm ka qenë dhe mbetet veprimtaria e tyre në përputhje me Kushtetutën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related