Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka theksuar se nuk është në të njëjtin mendim me Sali Berishën në lidhje me SPAK (Prokurorinë e Posaçme). Ai deklaroi se qëndrimi i tij ndaj këtij institucioni mbetet i palëkundur.
Bardhi theksoi se ka një qëndrim të qartë dhe të patundur, dhe sa herë që i drejtohen SPAK-ut, ai i jep besim dhe beson në veprimtarinë e tij, për aq kohë sa ajo është në përputhje me Kushtetutën.
“Kam një qëndrim publik, që është i palëkundur, sa kohë i drejtohen, i jap besim dhe kam besim. E vetmja nxitje që kam pasur për prokurorët e posaçëm ka qenë dhe mbetet veprimtaria e tyre në përputhje me Kushtetutën.
