Primaret e PD, 10 kandidatët burra e gra më të votuar në Shqipëri dhe ata më pak, deputetët që kaluan pragun e kush…

Data

1- Bledion Nallbati 1219 vota – Deputeti PD kandidoi në Korçë
2- Zija Ismaili 1091 vota — ish-kandidati për kryebashkiak i Beratit kandidoi në këtë qark
3- Hysen Kadiu 913 vota – dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve –Kandidoi në Tiranë –
4- Eduart Sharka – 795 vota – dha dorëheqjen nga kreu i PD-së Lushnje për t’u bërë pjesë e primareve – Kandidoi në Fier
5-Klevis Balliu 737 vota – Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, – kandidoi në Tiranë
6- Shkëlzen Ibra 707 vota – Kandidoi në Kukës
7- Edmond Spaho 691 vota – kandidoi në Korçë
8- Luan Baçi – 677 vota – Kandidoi në Fier
9- Gjin Gjoni 674 – kandidoi në Lezhë
10 – Igli Cara 622 vota – kandidoi në Durrës
11 -Ilir Alimehmeti 603 – kandidoi në Tiranë
12- Ilir Krosi 578 vota – kandidoi në Dibër
13- Dashnor Sula 538 vota – kandidoi në Elbasan
14 -Arjan Hoxha 521 – kandidoi në Tiranë
15- Blendi Himci 510 vota – Elbasan – Ishte Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan që dha dorëheqjen për të kandiduar në primare.

10 kandidatet gra më të votuar në PD në të gjithë Shqipërinë

1- Jorida Tabaku 651 – kandidoi në Tiranë
2- Ina Zhupa 641 vota – kandidoi në Vlorë
3- Manjola Luku 424 vota – kandidoi në Durrës
4- Manjola Nikollo 412 vota – kandidoi në Vlorë
5- Mimoza Hajdarmataj 400 vota – kandidoi në Tiranë
6- Elda Hoti 394 vota – kandidoi në Lezhë
7- Ledina Alolli 394 vota –kandidoi në Korcë
8- Denisa Vata 369 vota – kandidoi në Dibër
9- Ilda Zhulali 357 – kandidoi në Tiranë
10- Lindita Metaliaj 348 vota – kandidoi në Lezhë

Sa vota morën në primare deputetët aktualë të PD-së në Kuvend?

1- Bledion Nallbati mori 1219 vota në primaret e Korçës më i votuari
2- Edmond Spaho mori 691 vota në primaret e Korçës renditet i dyti
3- Luan Baçi mori 677 vota në primaret e Fierit
4- Jorida Tabaku mori 651 vota në primaret e Tiranës
5- Ina Zhupa mori 641 vota në primaret e Vlorës Më e votuara në këtë qark
6- Dashnor Sula mori 538 vota në primaret e Elbasanit. Më i votuara në këtë qark
7- Ramadan Likaj mori 460 vota në primaret e Shkodrës
8- Saimir Korreshi mori 477 vota në primaret e Fierit
9- Isuf Çelaj mori 410 vota në primaret e Kukësit
10- Andrea Mano mori 380 vota në primaret e Korçës
11- Dhurata Çupi mori 354 vota në primaret e Tiranës
12- Lindita Metaliaj mori 348 vota në primaret e Lezhës
13- Kastriot Piroli mori 322 vota në primaret e Lezhës
14- Lodovik Hasani mori 302 vota në primaret e Shkodrës
15- Lefter Gështenja mori 216 vota në primaret e Elbasanit
16- Greta Bardeli mori 214 vota në primaret e Shkodrës
17-Asllan Dogjani mori 179 vota në primaret e Tiranës
18- Qani Xhafa mori 150 vota në primaret e Elbasanit
19- Kreshnik Çollaku mori 68 vota në primaret e Dibrës
20- Orjela Nebiaj mori 47 vota në primaret e Tiranës
21- Sorina Koti mori 42 vota në primaret e Korçës

Detaje nga primaret

Në Tiranë, Adriana Kalaja ka marrë vetëm 153 vota, duke kaluar pragun, megjithatë një rezultat që ka zhgënjyer dhe vetë aktivisten e cila përmes një postimi në Facebook shigjetoi demokratët që braktisën Bashën dhe iu bashkuan Berishës, mes tyre edhe Jorida Tabaku e cila ka dalë më e votuara. Edhe ish prokurori Arjan Ndoja i cili kandidoi në primaret e Durrësit u kualifikua me 159 vota. Ndoja u bë protagonist në 2019, ku ishte objektivi i një atentati në rrethrrotullimin e Shkozetit. Në Vlorë Gjenerali Pirro Ahmetaj të cilin Berisha e emëroi në janar si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në këtë parti ka marrë 43 vota. Skerdjan Dhuli përfaqësuesi I PD-së në Himarë 49 vota.

Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni ka fituar në rang qarku me 674 vota. Janë votuar dhe emra të rinj si Aulon Kalaja , Andi Mustafaj, Grigels Muçollari dhe Arnold Karriqi që garoi edhe për kreun e Forumit rinor. Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia, i cili po hetohet nga SPAK u rendit i treti me 395 vota në primaret e Shkodrës. Ndërsa kryetarja e PD-së së degës Shkodër Eliona Shkreli mori 161 vota. Ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi, i cili dorëzoi ish-klubin Partizani tek Jamarbër Malltezi mori 118 vota duke u renditur i gjashti, ndërsa deputeti Kreshnik Çollaku ka marrë vetëm 68 vota. Mjeku Erjon Dasho në primaret e Beratit mori 238 vota. Ndërkohë, zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo që garoi në primaret e Durrësit ka marrë vetëm 32 vota.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related