Një bisedë e tensionuar mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky, brenda në Zyrën Ovale, ka sjellë një tjetër përplasje mes liderve europianë dhe SHBA-ve. Ndërsa Zelensky i ka kërkuar ndihmë dhe një paqe konkrete, Trump i ka kujtuar presidentit ukrainas ndihmën miliarda dollarëshe që SHBA i ka dhënë vendit të tij në tre vitet e fundit, duke i kërkuar të ndryshojë qendrim.
Ndërkohë i njëjtë ka qenë edhe reagimi i zv.Presidentit JD Vance, i cili i ka kujtuar Zelenskyt se është jofalenderues dhe aspak respektues. Kjo ka bërë që mes tyre të agravojë biseda dhe të kishte ngritje tonesh, çka bërëi që palët të ndërprisnin aty bisedën dhe të ndaheshin në dhoma të veçanta. Pas kësaj Trump mblodhi këshilltarët e tij besnikë, dhe i kërkoi Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Mike Waltz, që të lënë Shtëpinë e Bardhë, duke anulluar konferencën për shtyp.
Menjëherë pas kësaj trump reagoi në “Truth Social” ku shkruante se Zelensky është sërish i mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë, por vetëm kur të ketë ndryshuar qendrim për paqe. Ndërsa nga ana tjetër presidentri Zelensky i cili reagoi në “X” falenderoi Amerikën për vizitën, por shrtoi se Ukraina ka nevojë për paqe të vërtetë dhe të qendrueshme. Pas këtij momenti bota u duk sikur u nda në “dysh”. Në Moskë ishin shumë entuziastë për këtë përplasje, madje e konsideruan historike. Ndërkohë që krahu i djathtë i trump, Elon Musk shkruante se Zelensky shkatërroi veten para syve të qytetarëve amerikanë. Por reagime të forta erdhën dhe nga europa, ku liderët e kontinentit të vjetër duket se u rreshtuan të gjithë në krah të Zelenskyt.
