Përplasjet politikë- SPAK/ Analisti: Janë viktima të sistemit që krijuan vetë, kanë frikë nga goditjet

Data

Analisti Mentor Kikia komentoi përplasjet mes politikës dhe sistemit të drejtësisë, duke theksuar se reagimet e politikanëve kundër SPAK janë të motivuara nga frika e goditjeve të fundit ndaj tyre.

Ai vuri në dukje se tani, kur drejtësia ka nisur të prekë njerëz të politikës, ata po përdorin hallet e qytetarëve për të diskredituar sistemin.

Sipas Kikisë, të gjitha palët politike ndihen të kërcënuara dhe përpiqen të mbrohen, ndërsa më parë nuk kishin treguar asnjë shqetësim për padrejtësitë që u bëheshin qytetarëve të zakonshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related