Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar denoncimin e bërë ditën e sotme Kongresin Amerikan, gjatë punimeve të Komisionin për hetimin e efikasitetit të qeverisjes dhe përdorjes së parave të taksëpaguesve amerikanë.
Më tej Shkullaku deklaroi se sot u certifikua denoncimi disa vjeçar se si, paratë e SHBA-së ngritën një drejtësi e cila po përdorej politikisht për të goditur kundërshtarët që ti lihej terren Edi Ramës.
‘Denoncimi i sotëm në Kongresin Amerikan se, paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur për të goditur liderin e opozitës Sali Berisha, certifikon ose i vë vulën të gjitha përpjekjeve disa vjeçare për të treguar se këtu nuk kishim të bënim për reformë në drejtësi, por kishim të bënim me Ramaformë, i cili i përdori si deshi, që nga organet e vetingut, e institucione të tjera, KLGJ e KLP, të cilët kontrolloheshin nga njerëz pranë mazhorancës, eksponentë të PS-së dhe në fund ne e pamë si u katandis reforma në drejtësi.
