“I kemi hequr për të gjitha institucionet e tjera, kemi gjetur mekanizmin për ta hequr ngërçin por është i vetmi institucion që ka edhe kuorumin edhe 3/5 dhe ngërçin dhe zgjidhet e propozohet zakonisht nga opozita. Nuk ka rëndësi se cila është opozita, që këtu kemi filluar me një proces politik”, shtoi Xhafaj.
Ai propozoi që te rasti i Avokatit të Popullit të ndërtohet një trupë me konsensus politik, por është gjykim i disa aktorëve, përfaqësues nga institucionet e pavarura.
“Propozoj krijimin e mekanizmit pra të një trupe mikse të përfaqësuar nga këshillat e qeverisjes vendore, përfaqësues të institucioneve të pavarura, shoqërisë civile dhe pushtetit vendor, për të krijuar një kuorum kombëtar. Garojnë, votohen aty dhe i jepet mundësia parlamentit për të zgjedhur mes tre kandidaturave. E fut parlamentin në një proces të detyruar që do të mund të sugjeronte alternativat dhe platformat për kandidaturat”, shtoi Xhafaj.
Sipas tij, nëse nuk zgjidhen as nga Kuvendi automatikisht ai që ka dalë i pari në kuorumin kombëtar zgjidhet Avokat i Popullit.
