Ishte kthyer në burim aksidentesh, vendosen barriera mbrojtëse në rrugën Transballkanike në Vlorë

Data

Për të përmirësuar sigurinë rrugore në aksin e rëndësishëm të Vlorës, rrugën Transballkanike, ka nisur vendosja e barrierave mbrojtëse përgjatë gjithë segmentit. Ky investim synon të parandalojë kalimet e rrezikshme të këmbësorëve dhe të rrisë disiplinën e qarkullimit në qytet.

Sipas bashkisë, projekti do të zgjasë dy muaj dhe ka një kosto prej 24 milionë lekësh. Drejtuesi i punimeve, Fejzi Demaj, e cilësoi këtë ndërhyrje si një hap të rëndësishëm për uljen e aksidenteve, pasi rruga Transballkanike ka regjistruar një numër të lartë incidentesh rrugore.

Vendosja e barrierave do të mbulojë të gjithë gjatësinë e rrugës, përveç zonave të rrethrrotullimeve, duke garantuar një lëvizje më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related